Luiz Ejlli pjesë e fushatës së PS-së në Shkodër, foto nga takimi me Benet Becin

Fituesi i Big Brother Vip Albania, Luiz Ejlli ka qënë sot në një takim me kandidatin e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Becin e të rinjtë sociaist në Shkodër.

“Për pak shihemi në Shkodër, e dini vet ju”- ka shkruar ai krah një fotoje të publikuar më parë me Benet Becin.

Këngëtari e ka falënderuar publikisht Becin edhe gjatë qëndrimit brenda shtëpisë së Big Brother, pasi sipas tij ai e ka ndihmuar në një moment të vështirë të jetës së tij, duke e punësuar në kohën kur Beci drejtonte KESH.

“Kur nuk të ndihmojnë ata që mendon se i ke pasur afër, si mund të pretendosh të të ndihmojë dikush vetëm pse është shkodran. Personi në fjalë quhet Benet Beci, një familje shkodrane që unë e njoh shumë mirë, dhe e kam marrë në telefon. Ma ka hapur telefonin direkt. I thashë çfarë ke mundësi ndonjë vend pune, unë do ta bëj. Më ka ndihmuar, më ka futur në punë direkt dhe i jam mirënjohës gjithë jetën” – ka thënë Luizi.

Duket se si shumë artistë të tjerë, edhe Luizi nuk i ka shpëtuar përfshirjes në fushatën për 14 majin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu