Martesa mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme LIVE, mbërtheu para televizorit të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.
Kurorëzimi i martesës, u bë me një ceremoni madhështore në tarracën e Bashkisë së Tiranës, ku të pranishëm ishin të afërm të Kiarës, pasi në dasmë munguan familjarët e Luizit, ku ende nuk dihet arsyeja e mospjesmarrjes.
Por duket se të gjithë ata që e mbështetën këtë martesë, do të mërziten pasi në bazë të ligjeve të shtetit shqiptar, është e jashtëligjshme dhe e pavlefshme.
“Përpara lidhjes së martesës nënpunësi i gjendjes civile bën shpalljen e saj duke e afishuar në vende të caktuara nga bashkia aktin, ku tregohet identiteti, profesioni, vendbanimi dhe vendqendrimi i bashkëshorteve të ardhshem si dhe vendi ku do të lidhet martesa”, thuhet në një nga pikat e ligjit.