Luizi është i sigurt se nuk do e fitojë BBVA: ‘Jo për gabimin tim’

Me një popullaritet të padiskutueshëm, teleshikuesit janë të sigurt se fituesi i “Big Brother VIP” është vendosur që muajin e parë: Luiz Ejlli.

Por, vetë ky i fundit thotë se nuk e fitojë dhe se është i sigurt për këtë. Këtë ai e ka përmendur disa herë dhe e ka ripërsëritur sërish së fundmi.

Në një bisedë me Fotininë dhe Kiarën, Luizi tha se nuk do e fitojë por jo për gabimin e tij: “Është e vdekur që nuk e fitoj, po ta them me sinqeritetin më të madh. Mos dëgjo çfarë iu them banorëve, se është e drejta ime, ta jap me kokë që nuk e fitoj. Jo për gabimin tim, por nuk e fitoj. Kam mbaruar punë që kur kam hyrë.”

Po ashtu shtoi:

“Ta mbarojmë, ta mbyllim, të shkojë si të shkojë, kur të eliminohem të vazhdoj i qetë. Por që më është mbushur mendja që do shkoj deri në finale por nuk do e fitoj dhe më vjen inat, por nuk kam çfarë bëj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu