Luizi habitet kur i tregojnë që Kiara ka qenë në lidhje me Butrint Imerin, thotë se nuk e dinte

Lidhja e Butrint Imerit me Kiara Titon po vazhdon të jenë në qendër të vëmendjes dhe të komentohet. Hyrja e moderatores në Big Brother VIP Albania ka rikthyer këtë histori në fokus edhe pasi ajo nisi një lidhje romantike me banorin tjetër, Luiz Ejllin.

Por, edhe pse kjo romancë ka qenë mjaft e përfolur në media rozë, Luizi me sa duket nuk ka qenë në dijeni të kësaj.

Ditën e sotme (e martë) teksa disa prej banorëve po vallëzon me këngën që Butrint Imeri ka në bashkëpunimin me Don Xhoni, ishte Jori ajo që i tha nëse Luizi bëhet xheloz për lidhjen e mëparshme të Kiarës.

Luizi i habitur tha se nuk ka pse të bëhet xheloz dhe se nuk e di që Kiara ka qenë në lidhje me Butrintit, madje ai e thirri moderatoren për të konfirmuar një gjë të tillë.

E gjithë kjo ka ndikuar në disponimini e Luizit madje edhe ka nisur një debat të ashpër me Armaldon, i cili e ka ngacmuar me të njëjtën temë.

Theksojmë që përveç brenda që disa herë është folur për raportin mes Butrinti dhe Kiarës edhe këngëtari nga Kosova jo pak herë e ka shfrytëzuar këtë që kur prezantuesja u bë pjesë e BBVA.

Imeri madje javë më parë publikoi edhe një fotografi të Kiarës në InstaStory për të treguar se po e mbështeste këtë rrugëtim të saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu