Luizi i ‘premton’ Jorit: Ti do shkosh në finale (VIDEO)

Jori është banorja e radhës që i premtohet finalja nga Luizi, ku ky i fundit, shpesh herë u ka thënë banorëve të ndryshëm se do i marrë ata në finale.

Mbrëmjen e kaluar, pas spektaklit, Luizi e pyeti Jorin nëse ajo do kishte dëshirë të mbërrinte deri në finale.

Jori tha se ajo që kur është futur në shtëpi, nuk ka hyrë me atë qëllim, por do kishte dëshirë të shkonte deri në natën finale.

Sipas saj, nëse dikush nga banorët që kanë mbetur në shtëpi gabon, atëherë lirohet një vend për të në finale.

Luizi i tha Jorit se ai do rregullojë një vend për të në finale.

Kjo e fundit buzëqeshi dhe nuk e ngacmoi më shumë atë.

Pritet të shihet në ditët në vijim nëse premtimi i Luizit është bosh si në të gjitha rastet e tjera, apo nëse këtë herë, vërtetë do e mbajë fjalën.

Video:

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu