Luizi ia thotë troç Deas: Nuk ta fal largimin e Efit

Luiz Ejlli është pa diskutim një nga emrat më të komentuar të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari i njohur ka pasur një debat të ashpër me Dea Mishelin. Duket se Luizi nuk do ndalet derisa të nxjerrë jashtë Dean, sepse siç e ka thënë disa herë në shtëpi, ai do marrë “hakun” e Efit.

Ndërsa po bisedonte me Dean në verandë, ai i tha blogeres se e do jashtë shtëpisë, sepse e ka bërë atë të përjetoi emocionet më të trishta brenda në shtëpi, duke nxjerrë në nominim dy vajzat që ai donte më shumë në shtëpi, Kiarën dhe Efin.

Ndërkaq, Dea i tha Luizit se qëllimi i të gjithëve është të nxjerrin njëri-tjetrin jashtë, por këngëtari u shpreh se ai nuk ka asgjë me askënd, por vetëm me atë. Ai madje shprehu me zë të lartë se ka dëshirë të dalë në nominim me Dean dhe Oltën, sepse këtë të fundit po ashtu e ka do jashtë shtëpisë.

Deamishel i tha Luizit se ajo po i nxit banorët që të nominojnë atë dhe Oltën, por ai tha se kjo nuk është nxitje dhe se ka të drejtën e tij që këtë gjë, ta shprehë me zë të lartë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu