Luizi: Kiara e meriton me ia puthë këmbët çdo ditë

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë janë çifti i vetëm i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.

Çifti, që nisën lidhjen në këtë format, kanë bërë shumë sakrifica brenda për njëri-tjetrin.

Artisti nga Shkodra së fundmi në një diskutim me parukierët në dhomën e grimit ka thënë disa fjalë për moderatoren e njohur.

Këngëtari thekson se nuk është për atë dhe se ajo meriton me ia puthë këmbët çdo ditë.

Mes tjerash, ai shton se është e vetmja femër për të cilën është ulur në gjunjë pas të ëmës.

I njëjti javë më parë i ka bërë një propozim për martesë në oborrin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ata kanë bërë edhe disa plane pas përfundimit të spektaklit, si pushimet në ishujt Maldive e deri te dasma. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu