Luizi: Mora ftesë nga produksioni që tek edicioni i parë i Big Brother, por ja pse nuk pranova

Luiz Ejlli është një nga personazhet më të komentuar e më të pëlqyer në këtë edicion të dytë të Big Brother VIP Albania. Këngëtari është kthyer në një nga banorët që frymëzon shumë të rinj e të reja, falë lojës së tij të veçantë. Ditën e sotme, Luizi ka rrëfyer se pse ai nuk mundi të ishte pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP.

Në një bisedë në tavolinën e bukës me Gertin, Kiarën dhe Dean, Luizi ka treguar se ai ka marrë një ftesë për të qenë pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP, por nuk pranoi të ishte pjesë për shkak se i ati i tij ndërroi jetë dhe ai nuk ishte në gjendje të vinte.

Pjesë nga biseda:

Gerti: “Ti do hyje që në Big Brother-in e parë?”

Luizi: Po, më thanë, por më vdiq baba dhe e lashë

Gerti: Do me thënë e ke studiuar Big Brother-in që në pandemi?

Luizi: Jo mor burrë, dy muaj para se të hyj. Thashë ta marr vesh njëherë se ku po futem. E fillova të studioj lojërat, zarfat si bëhet BB.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu