Luizi takohet me djalin e Tom Doshit: Dy mbretër

Fituesi i Big Brother Vip 2, Luiz Ejlli, ka postuar një foto në Instastory, ku shfaqet me djalin e politikanit dhe biznesmenit Tom Doshi.

Krahas fotos së postuar me James Doshin, Luizi shkruan: “Dy mbretër”.

Kujtojmë se gjatë qëdrimit në Big Brother, James i dhuroi Luizit një varëse floriri me shenjën e kryqit, për të cilën mori mjaft falenderime e përshëndetje.

Përshëndetjet për Tom Doshit nuk kanë munguar herë pas here nga ana e Luizit, i cili në këto raste ka folur drejtëpërdrejtë me kamerat për t’u siguruar se mesazhi po shkon në destinacionin e duhur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu