Lutfiu: “Nënë Tereza” nis punën më 1 tetor

Edhe përkundër faktit se Universiteti Nënë Tereza nuk ka kaluar fazën e përzgjedhjes së stafit akademik, ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu premton se i njëjti do të fillojë me punë pas dy javësh.

Madje Lutfiu thotë se përzgjedhja e kuadrove akademike pritet të ndodhë brenda javës. Krahasuar me përvojat e mëparshme të universiteteve të tjera shtetërore, Lutfiu është i bindur se universiteti nuk do të jetë i ndikuar politikisht as nga BDI e as nga ndonjë parti tjetër, por se stafi akademik do të përzgjidhet mbi baza cilësore, të vlerësuar nga ana e komisioneve amë, njofton Alsat-M.

“Besoj se deri në fund të javës do të kemi edhe stafin akademik që do të thotë krijimin e organeve. Pas krijimit të organeve automatikisht universiteti do të shpallë edhe konkursin për studentë që do të thotë diku maksimum brenda dy javësh do të fillojë gjithçka me punë. Universiteti nuk do të ketë ndikime politike për sa kohë që pretendojmë për të pasur një universitet cilësor, këtu politika duhet t’i mbajë duart larg dhe të lënë komisionet amë dhe profesorët që janë të emëruar të bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet”, deklaroi Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu