Maestro u këndon zeshkaneve, publikon këngën e re

Ish-banori i Big Brother Vip, Armaldo Kllogjeri ka publikuar në Youtube këngën e tij më të re, me titullin “Zeshkane moj”, një këngë me nota të muzikës popullore shqiptare.

Me hyrjen e tij në Big Brother Vip, artisti, Armaldo Kllogjeri u bë më i njohur për publikun shqiptar.

Humor, batutat dhe debatet me Luizin dhe banorë të tjerë e bënë atë një nga banorët më të preferuar për publikun.

Armaldo Kllogjeri ka lindur në qytetin e Gramshit.

Ai është tenor dhe solisti i parë i Teatrit të Operës dhe Baletit.

Ka studiuar për kanto pranë Akademisë së Arteve në Tiranë, ku u dallua për karakteristikat e zërit të tij të mrekullueshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu