Policia duhet të jetë aty ku është nevoja, por jo vetëm kjo, policia duhet të jetë edhe edukuese për pjesëmarrësit në komunikacion.
Një shkelje të rëndë në komunikacion e ka bërë një veturë e Policisë së Kosovës.
Ballkani.info sjellë pamje se si vetura e policisë (pa drita rotative) tejkalon dy vetura në vijë të plotë, duke rrezikuar kështu shumë. Përveç kësaj, në vendin e tejkalimit është edhe kthesë.
Videoja është realizuar në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, respektivisht në dalje të fshatit Gllarevë.










