Makthi i Icardi-t: Po më prekën fëmijët…

Nuk ka qenë një javë aspak e lehtë për Mauro Icardi-n dhe Wanda Nara-n. Ai ka humbur gradat e kapitenit dhe ka përfunduar jashtë ekipit. Ajo, bashkëshortja-menaxhere, është kritikuar ashpër për deklaratat e bëra në tv dhe rrjetet sociale, në të cilat ka përfshirë klubin (çështja e rinovimit të kontratës) dhe lojtarët zikaltër (fajtor se nuk e mbështesin në mënyrën e duhur Icardi-n).

Situata është përkeqësuar pas episodit të frikshëm të verifikuar mëngjesin e së shtunës. Makina e Wanda-s, në të cilën ndodheshin edhe fëmijët e saj, është goditur me gur. Ajo është frikësuar dhe ka patur dyshime se po ndiqej nga dy makina të tjera, por ka ruajtur qetësinë për hir të fëmijëve. Është ndalur, ka qetësuar të vegjlit dhe më pas ka vazhduar rrugën.

Mauro Icardi ka qenë në qendrën sportive të Inter-it në momentin e sulmit ndaj Wanda-s. Sipas “La Repubblica”, argjentinasi është tronditur nga lajmi dhe ka thënë: “Nuk është e mundur, nëse më prekin fëmijët unë… vras veten”. Një ankth i kuptueshëm për yllin e zikaltërve, i cili është qetësuar pasi ka mësuar se askush nuk ishte dëmtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu