Manifestim në Shkup, “Qebapi perlë e bashkëjetesës”

Në disa lokacione të Çarshisë së Vjetër në Shkup, nesër do të mbahet manifestimi i tretë me rradhë “Qebapi-perlë e bashkëjetesës”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas organizatorëve Oda Ekonomike maqedonase-bullgare, Oda Ekonomike e Maqedonisë veri-perëndimore dhe shoqëria “Esnaf”, ky manifestim ka për qëllim promovimin e Çarshisë dhe bashkëjetesës kulturore dhe multietnike, përmes shijes së qebapit.

Në kuadër të këtij manifestimi do të mbahet edhe forumi me debat të hapur për çarshitë si qendra ekonomike, turistike, kulturore të cilat e lidhin rajonin./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu