“Maqedonasit duan të na poshtërojnë”, Studentja shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Jemi në tokën tonë, nuk ka ligj që na nënshtron

“Top Story” ishte këtë të mërkurë në një takim me studentët e Maqedonisë së Veriut, të cilët protestojnë për lejimin e dhënies së provimit në Fakultetin e Drejtësisë në gjuhën shqipe.

Njëra prej studenteve ka deklaruar se shqiptarët që janë në Maqedoninë e Veriut, maqedonasit janë munduar t’i nënshtrojnë dhe poshtërojnë.

“Duan të na poshtërojnë. Të tregojnë që ata janë Zot i këtij vendi dhe ne të nënshtrohemi tek ata. Nuk është hamendësim, ne e dimë që duan të na nënshtrojnë. Nuk ka shanse që shqiptarët të nënshtrohen në vendin e tyre, ky është vendi ynë. Nuk ka Zot që t’i nënshtrojë shqiptarët, nuk ka ligj që mund ta bëjnë atë.

Edhe pse nuk jemi nga i njëjti fakultet, por që të gjithë edhe pse nuk jemi nga i njëjti fakultet ne e ndjejmë poshtërimin që po na bëjnë, ne do të jemi deri në fund ata që do të luftojmë për këtë ngjarje që na ka prekur të gjithëve shumë. Nuk e dinim ku fshihej lepuri, por tani e dimë dhe nuk do të ndalemi. Kjo betejë është e fituar tashmë, në thjesht presim pak më shumë suport nga Kosova dhe Shqipëria, është ajo që do të na mbajë në këmbë”, tha studentja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu