Maqedonasja habit policinë: Thotë se burri i saj është vetëvra me tre plumba

Një grua nga Zveti Nikolla ka habitur policinë. 68 vjeçarja L.K. nga fshati Bogosllovec ka njoftuar policinë se e ka gjetur të vdekur burrin e saj 78 vjeçar, F.K.

Bashkëshortja ka thënë se burri i saj ka filluar ta kërcënojë atë bashkë me nënën e saj 89 vjeçare dhe pasi kanë ikur jashtë shtëpisë, kanë dëgjuar një të shtënë dhe kur janë kthyer e kanë gjetur bashkëshortin të vetëvrarë, transmeton Gazeta Lajm. Mirëpo policia ka filluar të dyshojë se nuk bëhet fjalë për vetëvrasje, por për vrasje, në momentin kur afër viktimës ka gjetur revolen dhe tri gëzhoja të plumbave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu