Maqedoni/ Qytetari kërcënon dy ministra dhe një deputet

Një qytetar 38- vjeçar nga Shtipiështë kallëzuar penalisht për shkak të kanosjeve ndaj dy ministrave në Qeverinë e Maqedonisë dhe një deputeti në Kuvendin e Maqedonisë, njoftojn SPB e Shtipit.

I kallëzuari gjatë dy muajve të kaluar ka kërcënuar nëpërmjet Facebook-ut me mesazhe disa herë me radhë e ka rrezikuar sigurinë e tre politikanëvepërmes sistemit informativ.

“I kallëzuari ka dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese se do të sulmojë jetën dhe trupat e tyre përmes „Facebook messenger“ profileve” kadeklaruar Gordana Panajotovska, zëdhënëse e SPB Shtip.

Për shkak se bëhet fjalë për persona zyrtarë, respektivisht funksionarë në pushtetin ekzekutiv dhe atë ligjvënës, personi nga Shtipi me iniciale J.P. ka kryer vepër penale “rrezikim të sigurisë“, dhe mund të dënohet edhe me burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu