Maqedonia humb kontrolluesen nga Kroacia në Rijeka

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll ka humbur ndeshjen kontrolluese në Rijeka, duke u mundur me rezultat 3:0 nga Kroacia. Ndeshja kaloi nën dominimin e kroatëve, me pjesën e parë që u mbyll me rezultat 2:0 në favor të përfaqësueses vendase.

Dy golat për kroatët i realizoi Majer në minutat 10-të dhe 45-të, teksa Maqedonia kishte dy raste të mira, por që nuk arriti ti realizoj.

Në fraksionin e dytë Kroacia gjeti edhe njëherë tjetër rrjetën, kësaj radhe me Pashaliq në minutën e 79-të, për shifra finale 3:0 të këtij takimi.

Pas kësaj ndeshje, Maqedonia rikthehet në Shkup, ndërsa me 10 qershor do të përballet me Çekinë në një kontrolluese tjetër të këtij muaji.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu