Maqedonia pa qeveri, Xhaferi: Ivanovin e presim deri më datë 19 Maj

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka deklaruar se do t’a presë Presidentin Gjorge Ivanov deri më datë 19 Maj për të mandatuar Zoran Zaev, por nëse kreu i shtetit do të refuzojë sërish, atëherë qeveria e re do të njihet nga Parlamenti. Xhaferi deklaroi se me veprimet e tij, Ivanov po shkel Kushtetutën e Republikës.

Në kushtet kur Presidenti George Ivanov refuzon që të mandatojë liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë, Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ka deklaruar se do ta presë kreun e shtetit deri më tani 19 Maj, e më pas, nëse sërish nuk do të zbatohet Kushtetuta, atëherë shumica parlamentare mund ta paraqes për miratim në Kuvend programin dhe përbërjen e qeverisë së re. Në takimin e tij të parë me gazetarët, Xhaferi nënvizoi se vendimet e Ivanov janë anti-kushtetuese.

“Nuk kam nevojë që t’i lutem askujt. Unë jam i detyruar ta pres Ivanovin deri në skadimin e afatit prej 10 ditësh, por pastaj gjithçka varet nga shumica parlamentare”, është shprehur kryeparlamentari Xhaferi.

Por pavarësisht thirrjes së bërë nga Kuvendi, Presidenca nuk ka preferuar të reagojë. Kreu i Shtetit e ka bërë të qartë më deklaratat e mëparshme se në kushtet aktuale nuk do të ndryshojë qëndrim për këtë cështje.

Ndërkohë, social-demokratët kanë deklaruar se do të bëjnë një përpjekje të fundit për të bindur Presidentin, duke dërguar një shkresë zyrtare ku të bëhet e qartëse uniteti i Maqedonisë nuk do të cënohet. Ky vendim vjen në një kohë kur ultranacionalistët kanë akuzuar partitë shqiptare se përmes marrëveshjes së tyre kërkojnë t’a kthejnë Maqedoninë në një republikë federative.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu