LSDM dhe VMRO-DPMNE gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime dhe negociata në nivel të grupeve të punës për rikthimin e dialogut politik në institucione, por edhe për hartimin e një agjende politike.
Këto takime u zhvilluan larg vëmendjes së mediave dhe se në mënyrë sinkron u mbajtën të fshehta edhe nga selitë partiake të LSDM dhe VMRO-DPMNE.
Siç mëson INA, marrëveshja ka qenë që edhe mediat të mbahen sa më larg këtyre negociatave. Në kuadër të këtij dialogu kanë qenë edhe takimet në nivel të liderëve Zaev-Mickoski.
Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka theksuar se dokumenti i marrëveshjes shumë shpejt do të bëhet publik se cilat janë kushtet e tyre.
“Ky dokument së shpejti do të bëhet i njohur dhe do ta prezantojmë para opinionit, me kërkesa tona, që në masë të madhe janë plotësuar.”, ka informuar Mickoski.
Por cila është agjenda politike e dy partive më të mëdha që negociuan larg partive shqiptare. INA mëson se marrëveshja mes tyre është në disa pika, ndër të cilat:
-Miratimi i ligjeve reformatore
-Transparencë dhe dialog me opozitën për procesin e zgjidhjes së kontekstit të emrit
-Vendi të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare në pako me ato presidenciale në fillim të 2019-tës
-KSH-ja të udhëhiqet nga VMRO DPMNE
-VMRO të bëhet pjesë e qeverisë së parakohëshme me mandat 100 ditësh dhe që do të organizojë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare me ato presidenciale
-“Status Quo” për ligjin e gjuhëve të ngelet të zgjidhet pas zgjedhjeve
Nga ana tjetër, nuk dihet se a ka kompromise politike për rastet gjyqësore, ato që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale dhe procesi gjyqësor për 27 prillin. Në rastet e Speciales po vazhdon zvarritja e proceseve gjyqësore, ndërsa në procesin gjyqësor për 27 prillin, në dokumentin e prokurorisë mungon organizatori dhe detaje të tjera për dhunën e organizuar në Kuvend. (INA)










