Matuidi: Cristiano Ronaldo më i miri në botë

“Ne jemi të lumtur që jemi kualifikuar në çerekfinale, por ne duhet të vazhdojmë kështu dhe të luajmë edhe më mirë. Vetëm tri javë më parë të gjithë menduan se ne jemi jashtë, prandaj të vazhdojmë me ngadalësi para se të flasim për finale”

“Mendoj se ne duhet të kemi gjithmonë nevojë për të luajtur me mënyrën se si bëmë sot. Jam shumë i lumtur këtu, kemi shumë lojtarë kualitativ, një skuadër të fortë dhe Cristiano Ronaldon, i cili është më i miri në botë”

“Ai bëri dallimin në Real Madrid sezonin e kaluar dhe këtë herë ai është me ne, prandaj kjo është arsyeja pse ne besojmë edhe më shumë”, përfundoi Matuidi./arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu