Mbajtja e zgjedhjeve lokale përplas VMRO-në e LSDM-në

Data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve ka shkaktuar reagime të partive politike. Nga partia e Gruevskit shprehen se me vetë faktin që shumica parlamentare si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve ka propozuar fillimin e muajit tetor, nënkupton edhe prolongimin e zgjedhjeve.

Shumica parlamentare mendon që është në interes të tyre partiak që të prolongoj afatin dhe praktikisht vendosën të zgjedhin datën fundit që ne menduam se është racionale. VMRO – DPMNE është gati të del në zgjedhje në edhe në korrik edhe në tetor, sepse e dimë që populli është në anën tonë dhe përkrah politikën tonë të reformave projekteve dhe mbrojtjes së interesave kombëtare – deklaroi Dragan Danev, VMRO – DPMNE.
I menjëhershëm ishte reagimi edhe i socialdemokratëve. Sipas partisë së Zoran Zaevit, LSDM nuk do të lejon që VMRO – DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin të destabilizojnë shtetin .

Sot u pajtuam që të bëhen ndryshime ligjore me qëllim të caktimit të datës së lokaleve, në ndërkohë do tu vazhdohet mandati i krerëve dhe pushtetit lokal. Shumica parlamentare nuk do të lejon që Nikolla Greuvski me bashkëpunëtoret e tij të bëjnë kaos dhe të ikin nga drejtësia – thanë nga LSDM.
Ndërsa nga Lëvizja Besa theksuan se janë gati që në çdo moment të shkojnë në zgjedhje lokale, por fillimisht sipas kësaj partie, duhet të eliminohen pengesat ligjore për organizimin e zgjedhjeve lokale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu