Mbappe nuk ia mbyll dyert Real Madridit: Jam i lumtur te PSG, por të ardhmes nuk i dihet

Sulmuesi i Pairs Saint-Germain, Kylian Mbappe refuzon të mbyllë mundësinë e të luajturit për Real Madridin në të ardhmen, edhe pse thotë se është i lumtur.

Mbappe shënoi het-trik në fitoren e së shtunës 9-0 ndaj Guingamp dhe pas ndeshjes u pyet për të ardhmen e tij.

“Jam shumë i lumtur me të tashmen në Paris Saint Germain”, ka thënë fillimisht Mbappe për mediat spanjolle.

“Kam një kontratë deri në vitin 2021 ose 2022 dhe nuk është koha për të menduar për diçka tjetër”.

Sulmuesi francez u pyet edhe për të ardhmen e tij, ku në theks të veçantë ishte një transferim te Real Madridi.

“Ndihem shumë mirë këtu, por në futboll dhe në të ardhmen nuk e dini se çfarë ndodh”.

“Jam i sigurt se unë do të mbaroj vitin këtu dhe pastaj do të shohim”, përfundoi ylli francez.

Ndryshe, Mbappe po shkëlqen në këtë sezon pasi ka shënuar 21 gola dhe 11 asistime në të gjithë garat deri më tani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu