‘Mbreti’ i ri në ardhje, Kylian Mbappe i lë të gjithë pas në çdo formë dhe bota do të flas për të dekadën që po vije

Kylian Mbappe është emri i yllit të PSG-së dhe Kombëtares së Francës.

Luan në krahë të sulmit, por edhe në qendër nuk e ka problem dhe këtë e dëshmojë në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United ku edhe shënoi gol.

Ai bëri që mungesat e Neymar dhe Edinson Cavanit të mos vërehen fare.

Francezi që po i thyen rekordet një nga një deri më tani ka arritur të shënojë 12 herë në Ligën e Kampionëve edhe pse është nën 21 vjeç.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të ketë vendosur shumicën rekordeve në këtë garë, por argjentinasi dhe portugezi në moshën ë ka Kylian Mbappe thuajse ishin të panjohur, sidomos sa i përket shënimeve.

Me vetëm 20 vjeç e 54 ditë, nga 14 golat sa i ka 10 prej të cilave janë shënuar në ndeshjet si mysafirë dhe janë arritur në 24 ndeshje.

Duke i parë rezultatet e lojtarëve të tjerë kur ishin në moshën e tij, askush nuk është as afër.

Ai ishte tashmë golashënuesi më i ri në historinë e Monacos dhe të PSG, golashënuesi më i ri në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe më i riu që ka arritur të shënojë 10 gola në garë.

Këto janë disa nga rekordet që i ka shtuar në koleksionin e tij, pasi shumë gjëra të mëdha e presin. Dekada e ardhshme duket nën këmbët e tij.

Golat nën moshën 21 vjeç dhe pas 24 ndeshjeve


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu