“Me 1 orë nga jeta juaj shpëtohet bota”, Ermal Mamaqi jep mesazhin e fortë: Kjo do ndodhë në të gjithë botën, në Shqipëri dhe Europë (VIDEO)

I izoluar prej ditësh në shtëpi sëbashku me familjen e tij, aktori Ermal Mamaqi ka ndarë një mesazh shumë të rëndësishëm me fansat e tij në rrjete sociale, nisur nga periudha që po kalojmë.

Ermali e nis videon duke u shprehur se gjërat do të përkeqësohen dy vitet e fundit për shkak të pandemisë, prandaj bën thirrje që njerëzit të fillojnë të përmirësojnë veten.

“20 milionë amerikanë kanë humbur vendet e punës dhe papunësia ka arritur në nivelin më të lartë që nga viti 1982. Kjo do ndodhë në të gjithë botën, do ndodhë në Shqipëri, në Europë, shumë shqiptarë do kthehen në Shqipëri. Do ketë më pak vende pune, por do ketë më shumë nevojë për njerëz që vlejnë. Duhet të mësosh si ta masterizosh veten në profesionin që bën. Duhet të fillosh përmirësimin dhe të bëhesh më i mirë se ç’ishte.

Mos e mbush kohën me televizor, Instagram, Facebook e kështu gjërash, por mbushe kohën duke lexuar. Nëse lexon 1 libër në javë, ke lexuar 50 libra në vit. Nëse ke lexuar 50 libra në vit, ke lexuar 500 libra në 10 vjet. Çfarë njeriu do jesh nëse ke lexuar 500 libra? Mund të bëhesh një njeri i jashtëzakonshëm! Jo përralla e romane, po libra që të bëjnë profesionist! Nëse lexon 5 libra të profesionit tënd, ke dijen e barabartë me një doktor të atij profesioni”, u shpreh Ermali.

Më tej Ermali shprehet se mënyra më e mirë për të filluar përmirësimin e vetes, për të gjetur ide për të ardhmen, është meditimi.

“Fike telefonin, televizorin, shko në një dhomë dhe qëndro 1 orë vetëm. Mbyll sytë dhe përqendrohu vetëm tek frymëmarrja jote. Kjo është dhurata më e madhe që mund të bësh vetes tënde, familjes, biznesit tënd, shoqërisë, shtetit, planetit. Në atë orë do kesh mundësinë që vetja të flasë dhe pas asaj ore do të vinë ide shumë të mira”, shprehet Ermali.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu