Me ardhjen e uljes së temperaturave, nisin reshjet e para të borës

Bosnja dhe Herzegovina ka regjistruar ditën e parë me dëborë për këtë stinë të këtij viti. Flokët e para të dëborës binin mbi bukuritë olimpike të Bjelasnicës, ditën e sotme, siç njoftoi Instituti Federal Meteorologjik në Bosnje Hercegovinë.

Pas një dite të ngrohtë dje, temperaturat ranë për më shumë se 10 gradë, gjë që krijoi kushte për reshje dëbore, transmeton meganews.al.

Temperatura aktuale në Bjelasnica është minus dy gradë. Bora e rëndë në Bjelasnica pritet në mbrëmje.

Por reshjet e borës nuk do të mbajnë më. Pritet që nesër të ketë një ulje në vranësira, e ndjekur nga një periudhë me diell.

Sipas parashikimeve afatgjata, nuk do të ketë borë në 15 ditët e ardhshme.

Edhe në Shqipëri pritet të ulen temperaturat, ç’ka do sjellë edhe reshje shiu dhe ku i dihet, edhe bore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu