Me ardhjen e Zidane Reali po përgatit një skuadër të frikshme

Rikthimi i Zinedine Zidane tek Reali ka bërë që tifozët e Los Blancos të ëndërrojnë sërish për trofe

Me ardhjen e francezit, mediat tashmë kanë filluar të spekulojnë edhe për ndryshimet në formacionin startues, ndërsa The Sun ka përpiluar njëmbëdhjetshen e mundshme të francezit e quajtur “Galaktikët II” për sezonin e ardhshëm

David de Gea shihet si portier i ri teksa repartin e mbrojtjes nuk do të ketë ndryshime që përbëhet prej Regullion, Varane, Ramos dhe Carvajal.

Në mesfushë nuk gjendet treshja Casemiro, Modric dhe Kross dhe në vend të tyre do të vijnë Paul Pogba, N’Golo Kante, dhe Chrsitian Eriksen.

Edhe në sulm do të ketë ndryshime, ku më nuk do ta shohim Balen dhe Benzeman, por do të zëvendësohen me Eden Hazardin dhe dyshen e PSG-së, Neymar Jr. dhe Kylian Mbappen.

Një formacion vërtet i frikshëm ky megjithatë duhet të presin fundit e sezonit për të kuptuar më shumë. a/lbeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu