“Më hëngri dreqi”, reagimi i parë i presidentit Trump kur kuptoi se po hetohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka pasur një reagim shumë të papritur në momentin kur u njoftua se një këshill special është formuar nga Kongresi për ta hetuar atë nëse ka pasur lidhje me Rusinë, gjatë fushatës së vitit 2016.

Këshilli special u krijua për ta hetuar lidhjen e fushatës së Trumpit me Rusinë, dhe erdhi pasi që raporti i plotë i prokurorit special, Robert Muellerit, mbi mundësinë e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet amerikane, u bë publik për të gjithë.

Kur Trumpit iu tha se një këshill special është emëruar për ta hetuar atë, ai përplasi karrigen dhe pastaj tha : ‘O Zot, Kjo është e tmerrshme. Ky është fundi i presidencës sime. Më hëngri dreqi’.

Këshilli special që u krijua, do të thërret për të intervistuar njerëz të ndryshëm, dhe ndër ta edhe vetë prokurorin special Robert Mueller, i cili edhe e kishte hetuar Trumpin mbi mundësinë e lidhjes së fushatës së tij dhe Rusisë, me qëllim që ta dëmtojë kandidaten demokrate, Hillary Clinton.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu