‘Më keni ndryshuar jetën, nuk e di ça patë te unë’, Luizi falenderon të gjithë dhe ka një premtim

Luiz Ejlli ka dalë për herë të parë me një video për mbështetësit e tij, pas finales së Big Brother VIP ku u shpall fitues. Këngëtari fillimisht kërkoi falje që nuk ka mundur të bëjë këtë video më herët për shkak të angazhimeve të shumta.

Ai falenderon të gjithë për përkrahjen dhe premton se do i shpërblejë të gjithë me gjërat që do të vijnë duke lënë të kuptohet se do jetë aktiv në muzikë.

“Si jeni o çapaçula? Mu deshën nja 3 ditë të merrja veten para se të bëja këtë video. Ju kërkoj falje që nuk ju kam falenderuar përzemërsisht 1 nga 1 secilin. Shpresoj me këtë video ta justifikoj veten sadopak sepse mesa pashë…nuk e di domethënë…nuk e di ça keni parë te unë që më keni vlerësuar kaq shumë. Ju jam mirënjohës gjithë jetën. Më keni ndryshuar jetën. Uroj t’jua shpërblej me të gjitha ato që do bëj në vazhdim, me karrierën time, me jetën time dhe me ëndrrën time muzikën. Të jem sa më pranë jush. Edhe njëherë po ju them faleminderit me gjithë shpirt. Nuk gjej fjalë të përshkruaj atë që keni bërë e që keni dhënë për mua gjatë 4 muajve e gjys. Uroj mos t’ju zhgënjej. Ju dua fort të gjithëve”, tha Luizi.

Video:

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu