Më në fund! Luizi pajtohet me Kiarën, moderatorja i hidhet në qafë dhe e puth

Më në fund! Çifti më i famshmë dhe më i komentuar për momentin në Shqipëri, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito i kanë dhënë fund debateve dhe diskutimeve të shumta mes tyre, duke u pajtuar. Një lajm ky që ka gëzuar pa diskutim të gjithë fansat e çiftit, që duan t’i shohin Kiarën dhe Luizin bashkë.

Pak minuta më parë, Luizi dhe Kiara zhvilluan një bisedë me njëri-tjetrin në oborr, vetëm për vetëm, duke sqaruar të gjitha keqkuptimet që kanë pasur mes tyre gjatë këtyre ditëve. Në fund të diskutimit, Kiara e përqafoi Luizin, ndërsa nuk mungoi as puthja mes tyre.

Nga ana tjetër, nuk mungoi as premtimi i Luizit kundrejt partneres së tij. Ai i premtoi Kiarës se nuk do ta bëjë më veprimin që bëri ndaj saj gjatë ditës së hënë, në një provë të dhënë nga Vëllai i Madh, ku Luizi tendoi ta prishte.

Që nga dita e hënë, marrëdhënia mes tyre dukej e përçarë, teksa Luizi ka tentuar gjatë gjithë këtyre ditëve që të pajtohet dhe të lërë mënjanë atë që ndodhi. Por Kiara i kishte kërkuar kohë, teksa ditën e sotme vendosën që të pajtohen përfundimisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu