Me Trump në Indi, plas “gara” e modës mes Melani dhe Ivankës (FOTO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ndodhet në Indi, për një tur zyrtar, por mediat rozë, nga kjo vizitë e tij kanë fiksuar vetëm pjesën që përfshin të shoqen, Melanian, dhe të bijën, Ivankën. Presidentin amerikan e shoqëronin të dyja në këtë ndalesë.

Ivanka mbërriti e veshur me një fustan të bardhë me mëngë trecerekëshe dhe lule të kuqe. Veshja e saj ishte e thjeshtë por mjaft elegante dhe vajza e kreut të Shtëpisë së Bardhë mori shumë komplimente për të.

Hijeshinë kombinimit ia shtonin edhe më shumë këpucët e kuqe me takë të lartë.

Më vonë gjatë vizitës, Ivanka u shfaq me një fustan me lule, në ngjyra të forta ku mbizotëronte jeshilja, një nga ngjyrat e flamurit Indian.

Të gjelbrën e kishte përdorur edhe Melania në veshjen e saj;

Zonja e parë kishte zgjedhur një “jumpsuit“ të bardhë me një shall të madh jeshil në mes. Edhe ajo, për hir të së vërtetës dukej mjaft elegante!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu