Me vendimin e ri shumë nëna do të mbeten pa punë?

Nëna nga i gjithë vendi kanë paralajmëruar protestë të enjten përpara Qeverisë, kundër vendimit të ekzekutivit, që i obligon ato ta ndërprejnë pushimin e zgjatur të lindjes dhe më 23 shtator të kthehen në vendet e tyre të punës. Nënat kërkojnë ndryshimin e vendimit, përkatësisht zgjatjen e pushimit deri në fund të vitit ashtu siç kishte rekomanduar më herët Komisioni i Sëmundjeve Infektive, me arsyetimin se e kanë të pamundur të gjejnë zgjidhje për fëmijët e tyre. Milena Dabeska Simovska thotë për Alsat se kjo situatë është tmerrësisht stresuese.

Fëmijët tanë nuk janë minj laboratorik për eksperimente. Nuk kemi ku t’i lëmë fëmijët. Mbi 150 nëna do të jenë të detyruara të japin dorëheqje, sepse nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e tyre. Sepse pas paralajmërimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse se pushimi i lindjes do të vazhdohet deri më 31 dhjetor, ka nëna që vendin në çerdhe ua lanë të tjerëve që kishin më shumë nevojë. Pra, për dy javë miratohen 4 vendime që në fund të na thonë “Ju jeni në punë në datën 23”. E dimë se një ditë duhet të kthehemi në punë, por jo të merren vendime sot për nesër!”-tha Milena Dabeska Simovska, Nënë e tre fëmijëve.

VMRO DPMNE-ja i bën thirrje Qeverisë ta shfuqizojë vendimin, me të cilin siç thekson, ushtrohet dhunë ndaj prindërve dhe shkaktohet kaos në gjithë shoqërinë.

Nëse ndiqet mësimi me prezencë fizike, fëmijët e ndërrimit të parë pas orës 10:15 duhet të lihen vetëm, ndërsa nëse duhet të ndjekin mësim “online” duhet të lihen vetëm në shtëpi të gjenden para kompjuterit, pa përkujdesje, para një përpjekjeje për mësim “online”. Njësoj edhe për fëmijët e ndërrimit të dytë: Kush do t’i dërgojë në shkollë në ora 10:30?! Kush do t’i merr në 12:45?! Bëhet fjalë për fëmijë të moshës 6,7,8,9 dhe 10 vjeçare!”-pohoi Eli Panova, VMRO DPMNE.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Shahpaska deklaroi se me rihapjen e çerdheve dhe me krijimin e kushteve, prindërit e fëmijëve nën 6 vjeç nuk kanë arsye që të mos shkojnë në punë. Sipas saj, në çerdhe ka mjaftueshëm vende të lira për fëmijët me prindër të vetëm dhe për fëmijët që i kanë të dy prindërit në punë.

Ka 4500 vende të lira në çerdhe, prioritet do të kenë prindër të vetëm dhe dy prindër që janë të punësuar. Nevoja e prindërve për të mos shkuar në punë pas hapjes së çerdheve është e pa bazë. Pushimi i vazhduar i lindjes e humb kuptimin me hapjen e çerdheve. Ata prindër i ruajtën fëmijët e tyre, sepse çerdhet nuk funksiononin”-tha Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu