Mediat serbe: Putin ka dërguar “luanët” të mbrojë Serbinë, ndërsa CIA, MI6 dhe BND janë në panik

Shefi i Kremlinit ka dërguar në Beograd specialistin që të përcjell situatën e sigurisë. Kjo ngritje në nivel më të lartë vjen pas kërcënimeve nga Prishtina, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka dërguar në Serbi njeriun e besueshëm që nga hija të kontrolloi situatën e sigurisë, që mund të jetë e rrezikuar nga kërcënimet e Prishtinës, zbulon “Kurir”. Bëhet fjalë për njeriun që është pjesë e Gardës Kombëtare, e njohur si “Luanët e Putinit”, dhe ai ka kompetenca që operativët e vetë të i konfrontoj me veprimet e shërbimeve amerikane, angleze dhe gjermane (CIA, MI6 dhe BND) kundër interesave të Serbisë dhe popullit serb, për çka mësohet se mes këtyre shërbimeve është futur paniku. Përndryshe sipas gazetës, njeriu i Putinit që është i besueshëm në secilin moment mund të tërheq dhjetëra operativ tjerë.

“Në radhët e CIA, MI6 dhe BND është një hutim i përgjithshëm, tentojnë pa sukses të zbulojnë identitetin e njeriut të Putinit. CIA me seli në Budapest në Evropë pas nj pune operative erdhi deri tek të dhënat se për cilin person bëhet fjalë, që është pjesëtar i Gardës Kombëtare (që quhen “luajt e Putinit”)”, thotë një burim i gazetës. Sipas këtij burimi “ Në kohën kur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj zakonisht vringëllon me armë edhe kërcënime për ndërhyrje në veri, ku jetojnë me shumicë serbët, Putin ka vendosur të dërgoj njeriun e besueshëm të vërej situatën. Pas kësaj Haradinaj vështirë se guxon të afrohet veriut. Përndryshe specialisti rus ka detyrë të komandoj një numër të madh të informatorëve zbulues që do i ofrojnë secilën ndihmë Patriarkut Irinej, presidentit Vuçiq, shefit të diplomacisë Daçiq, presidentit Dodik në qëllim të ruajtjes së interesit të Serbisë dhe popullit serbe.

Anëtari i Asociacionit Botëror të shefave të policisë Marko Nicoviç mendon se një angazhim i këtillë i “luanit” të Putinit ka rëndësi të veçantë për Serbinë. “Kjo është ndihmë e madhe shtetit tonë. Kjo është njësi elite që në Turqi ka arrit të evitojë grusht shtetin dhe likuidimin e presidentit Taib Erdogan”, thotë ai. Ndërsa komentuesi politiko-ushtarak Vlada Raduloviç thotë se është fakt se Ballkani është interesant në çështjen e sigurisë si për Lindjen edhe për Perëndimin.

“Interesat e tyre konfrontohen dhe nuk është çudi që Moska në këtë situatë të komplikuar dhe rrethanat në Kosovë të dërgoj operativin special./BotaSot


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu