Mehmeti: Emërimi i Kolallit si këshilltar për siguri nacionale tregon se ka akoma shpresë për një të ardhme të mirë

Analisti i njohur Semi Mehmeti ka komentuar emërimin e Blerim Kolallit si këshilltar për siguri nacionale duke e vlerësuar lartë atë për kontributin në të kaluarën e tij dhe njëherazi jep një mesazh shprese për të ardhmen e vendit, shkruan InfoShqip.

Kolalli u emërua këshilltar për siguri nacionale nga presidenti Stevo Pendarovski, ka shërbyer si këshilltar politik i NATO-s në Maqedoninë e Veriut, më poshtë ndiqeni të plotë deklaratën e Mehmetit.

“Më vjen mirë që më në fund në Maqedoninë e Veriut kanë filluar të çmohen profesionistët. Me emërimin e Blerim Kolallit, si këshilltar për siguri nacionale nga kryetari i shtetit, jo se është miku i jonë, por po dëshmohet se megjithatë mund të shpresojmë për një të ardhme më të mirë në RMV. Blerimi, si kur punonte në Ambasadën Amerikane në Shkup, po edhe si këshilltar i rëndësishëm i NATO-s, çdoherë ka punuar fortë dhe ka insistuar që vendi jonë të merr vendin e merituar në NATO e BE. Miku im të dëshiroj shumë susksese në misionin tënd të ri, duke mos e patur as dyshimin më të vogël se do bësh punë të mëdha me të cilat do krenohemi të gjithë ne!

Po ashtu, edhe me emërimin e një shqiptari për herë të parë në krye të Agjensionit për Zbulim, Erolld Musliut, duke i uruar postin, besoj se ky shërbim, do t’i trajtojë më në fund si të barabartë të gjithë qytetarët e RMV-së.” – Përfundoi Mehmeti./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu