Menduh Thaçi nuk ka dhënë dorëheqje? Ende njihet si kryetar i PDSH-së! (VIDEO)

Edhe pse lideri i PDSH, Menduh Thaçi e njoftoi dorëheqjen e tij nga facebook-u, ai ende nga kryesia e ngushtë njihet si kryetar dhe lider i kësaj partie.

Këtë e konfirmoi Sekretari i Përgjitshëm i PDSH-së, Azem Sadiku i cili gjatë konferenës për shtyp që e mbajti sot në Tetovë, kërkoi leje nga Menduh Thaçi duke iu drejtuar atij si kryetar i partisë së PDSh-së, njofton TetovaSot

“Po e përmbyllim një vit të rëndë dhe shumë të keq për Maqedoninë e sidomos për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Fatkeqësisht ka shumë faktorë të jashtëm dhe të brendshëm që funksionojnë me shumë ashpërsi ndaj shqiptareve të Maqedonisë me qëllim që ata të mos i realizojnë qëllimet dhe idealet historike. Kemi thëne disa herë se kjo luftë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë personifikohet me luftën që bëhet me dekada kundër PDSH-së, për shkak se ata e dinë se sa më e dobët të jetë PDSH-ja aq më lehtë i realizojnë qëllimet e tyre armiqësore ndaj shqiptarëve. Ne dolëm me rezultat të dobët në zgjedhjet e fundit, megjithatë jemi shumë krenarë që nuk u realizua skenari i armiqve të shqiptarëve të Maqedonisë, skenar që planifikonte ekzekutimin përfundimtarë të PDSH-së nga skena politike. Kjo nuk ndodhi, ne mbijetuam, të plagosur rëndë, plagë të cilat do ti llogarisim si medalje të betejave për liri”, theksoi Sadiku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu