Mërgimtari nga Kumanova: O Ali Ahmeti nuk jam i Pustecit

Një mërgimtar kumanovar është irituar nga vendimi i mbrëmshëm i Parlamentit të Maqedonisë që të shlyejë mbi 36 mijë votues, prej të cilëve mbi 26 mijë theksohet se janë shqiptarë që jetojnë në diasporë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar mërgimtari Skenderi, një kumanovar që jeton në Gjermani, i cili ka shkruar në rrjetin social facebook një porosi drejtuar liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

“Votuat një ligj për të na shlyer e hequr qafe, neve që po mbajnë qindra familje e këtë shtet koti. Unë jam këtu, ju do na heqni, por dijeni o Ali Ahmeti se nuk jam i Pustecit. Askush nuk na ka shlyer nga kjo faqe e dheut tonë dhe do të jemi këtu”, thotë mërgimtari, duke i çuar siç shkruan “selam”, aparatçikëve shqiptarë të BDI se do ti dënojë shqiptaria e historia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu