Merita e ligjit për gjuhët nuk i takon BDI-së, por Zoran Zaevit dhe atyre që e përkrahën

Kryeministri Zoran Zaev në Emisionin 200 ka deklaruar se ka pasur pakënaqësi përshkak të Ligjit të gjuhëve brenda partnerëve të koalicionit, për shkak se i njejti është dërguar në Komisionin e Venecias për vlerësim, mirëpo ai theksoi se askush nuk e posedon të drejtën ekskluzive të thirret në Ligjin për gjuhët.

Kryeministri Zaev ka thënë se ky Ligj nuk është i BDI-së, por është i Zoran Zaevit i Aleancës për Shqiptarët, i Besës dhe i të gjithë atyre që e kanë përkrahur dhe miratuar dhe askush nuk ka të drejtë të përvetësojë të drejtat për të, pavarësisht se kemi mosmarrëveshje me partnerët e koalicionit./Alsat-M


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu