Merkel kritikon Trump për ndalimin e emigrantëve. Ja çfarë thotë

Angela Merkel ka kritikuar urdhrin ekzekutiv të Donald Trump për ndalimin e emigracionin nga disa vende me shumicë myslimane, duke thënë se është “e pajustifikueshme të vësh njerëzit për shkak të prejardhjes apo besimit, nën dyshime të përgjithshme kombëtare, për të luftuar terrorizmin.

Një zëdhënës i kancelares Merkel tha se udhëheqësja gjermane beson se ndalimi i tyre është i gabuar, shkruan “The Independent”.

Agjencia e lajmeve gjermane “DPA” citoi zëdhënësin e zonjës Merkel, Steffen Seibert që thoshte: “Ajo është e bindur se lufta e nevojshme kundër terrorizmit nuk e justifikon vënien e njerëzve nga një origjinë ose besim i caktuar nën dyshime të përgjithshme”.

Zonja Merkel dhe zoti Trump folën në telefon të shtunën për herë të parë që prej inaugurimit të tij.

Kancelarja gjermane ka mirëpritur shumë se një milion refugjatë në vend, shumë prej të cilëve i iknin luftës nga Siria dhe Iraku. /SYRI.net/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu