Merkel: Me Marrëveshjen e Prespës përfiton Maqedonia Veriore por edhe Evropa

Marrëveshja e Prespës jo vetëm që sjell përfitime Maqedonisë së Veriut, por ajo është e dobishme për Greqinë dhe tërë Evropën. Kështu është shprehur kancelaria gjermane Angella Merkel pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.

“Unë jam mirënjohës ndaj Alekis Ciprasit, i cili ka punuar për zgjidhjen e kontestit disa vjeçar të emrit, duke u përpjekur për të gjetur një zgjidhje së bashku me kryeministrin e vendit fqinj, Zaev. Mendoj se këtu bëhet fjalë për diçka që secili prej nesh e dinte se nuk do të çonte në një zgjidhje të lehtë, por tani me emrin Maqedonia Veriore, për të gjithë ne dhe këtu dhe po flas në emër të Gjermanisë, ajo krijon qartësi dhe i jep Maqedonisë Veriore mundësinë për t’u bërë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian. Por kjo nuk është vetëm e mirë për Maqedoninë Veriore, por është e mirë edhe për vetë Greqinë”, tha Merkel.
Kryeministri grek, Aleksis Cipras tha se marrëveshja e Prespës në të ardhmen mund të jetë model për zgjidhjen e kontesteve.

Kancelarja gjermane, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me konfirmimet e liderit të Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis për shkëmbim të marrëveshjes për emrin me pensionet, Merkel tha se, “nuk ekziston asnjë lidhje në mes aktiviteteve për çështjen e emrit dhe çështjeve së reformave ekonomike”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu