“Merr fund pajtimi mes reperëve” Stresi dhe Noizy sërish armiq?!

Nuk e dimë si do e përballojnë shqiptarët këtë, por Stresi dhe Noizy duket se i kanë prishur raportet midis tyre përsëri. Çfarë ka bërë që të arrijmë në këtë përfundim është fakti që dyshja nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Besojmë që nuk është nevoja ta përsërisim që ky tregues është i rëndësishëm në ditët e sotme. Sikur të mos mjaftonte kjo, reperët kanë fshirë edhe videot e këngës së tyre që pritej të publikohej këto ditë.

Meqë përmendëm këngën, ekziston edhe mundësia që ata të tërheqin vëmendje në këtë mënyrë për projektin e tij të ri. Gjithsesi mbetet për t’u parë nëse është një strategji marketing që po përdoret rëndomtë gjithandej apo vërtetë kaq e pati “vëllazëria” mes tyre.

Kujtojmë që vetëm para disa kohësh at ai rregulluan mosmarrëveshjet e tyre që datonin që shumë vite më parë. Noizy dhe Stresi filluan të shfaqeshin kudo bashkë dhe të ishin mbështetësit më të mëdhenj të njëri tjetrit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu