Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit deputetët shqiptarë pritet të japin betimin para Parlamentit të Maqedoni dhe të fillojnë punën në mbrojtje të interesave të zgjedhësve të tyre, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ata do të kenë paga të majme, por nuk duhet të harrojnë misionin e tyre në shërbim të popullit të varfër.
Përderisa shumica e qytetarëve mundohen të mbijetojnë me një rrogë mujore prej 250 euro dhe të tjerët me asistencë sociale prej 2 deri 4 mijë denarë, të zgjedhurit e popullit do të shpërblehem me pagë prej mbi 60 mijë denarëve.
Ata që vijnë prej zonave më largëta do të kenë edhe shumë beneficione tjera.
Por cili duhet të jetë angazhimi i tyrë në avansimin e statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve në Maqedoni.
Ish-deputeti më i zëshëm i të gjitha kohrave në Parlamentin e Maqedonisë, Izet Zeqiri në një ligjeratë inspiruese para mbështetësve të tij pati deklaruar se, roli i deputetit shqiptarë është shumë i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë të turbulencave të mëdha për zhvillimin e kombit në përgjithësi.
Ky rol ka një përgjegjësi të madhe që kërkon angazhim dhe energji të jashtëzakonshme, dhe këtë rol e kam kry me sinqeritetin më të madh si deputet i RDK-së në parlamentin e Maqedonisë, theksoi Zeqiri.
Sipas Zeqirit, parlamenti i vendit ka shumë nevojë për deputet mirë të përgatitur, me energji dhe vullnet të jashtëzakonshëm, dhe sikur të gjithë deputetët shqiptarë të ishin të këtij kalibri çështja shqiptare do të ishte avansuar tejmase deri më tani. Nëse një deputet mund të bëjë punë të mëdha, rasti i RDK-së e dëshmoi këtë, mund të paramendoni se sa punë mund të bëhet nëse të gjith deputetët shqiptarë e kuptonin këtë rol si një mision të rëndësishëm kombëtarë në shërbim të popullit, ka potencuar nëmes tjerrash akademiku Zeqiri.
Por, Maqedonia ka mbajtur mend edhe deputetë që kanë dridhur Parlamentin e Maqedoni me patriotizmin e tyre, edhe atë në kohra më të vështira.
Deputeti që para 18 viteve shpalosi flamurin kombëtar në Parlamentin e Maqedonisë
Sali Ramadani ishte një protagonistë i politikës në Maqedoni në periudhën nga mesi i viteve të 90-ta si deputet i PPDSH apo më vonë PDSH-së në Parlamentin e Maqedonisë.
Ai sot është i harruar dhe kaloi edhe ky viti dhe nuk u përkujtua asnjë fjalë për deputetin e guxishëm, i cili më 8 korrik të 1997 nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë nxorri flamurin kombëtar dhe e shpalosi pranë sallës së Parlamentit.
Kjo ngjarje tensionuese ndodhi vetëm një ditë para ngjarjeve të Gostivarit të 9 korrikut të vitit të njejtë.
Shërbimet e Parlamentit reaguan fuqishëm, por Ramadani nuk u tremb. Derisa një pjesë e madhe e mediave dhe ekspertëve maqedonas për çështje juridike, që edhe sot janë protagonistë aktual në politik kërkuan arrestimin e tij. Kryetar i Parlamentit ishte socialdemokrati Tito Petkovski, i cili reagoi ashpër, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve për heqjen e deputetit të PPDSH-së nga foltorja.