Zgjedhjen e Albin Kurtit si kryeministri i Kosovës e kanë uruar shume politikanë vendorë dhe të huaj, mes të cilëve edhe Ali Ahmeti, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan InfoShqip.
Në mesazhin e tij Ahmeti i uron Kurtit shëndet dhe një mandat të suksesshëm e të mbarë, ai i përcjell gjithashtu uratat e të gjithë anëtarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Mesazhi i plotë i Ahmetit:
“I dashur Albin,
Nëpërmjet të këtyre rreshtave desha të të përcjell uratat më të sinqerta nga të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhjen Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe të të uroj shëndet, mandat të suksesshëm dhe të mbarë.
Ne jemi takuar shpesh dhe kemi diskutuar gjërë e gjatë duke këmbyer mendime për zhvillimet politike, sfidat dhe qëllimet tona të përbashkëta.
Ti e di se tek unë dhe tek të gjithë ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do të gjesh partner të sinqertë dhe mbështetës në drejtim të realizimit të synimeve që i ndajmë dhe përpiqemi ti jetësojmë bashkë.
Duke shprehur konsideratën time të lartë dhe i vetëdishëm për punët e mëdha që e presin Kosovën dhe rajonin, të uroj maturi dhe mbështetje të gjërë dhe me sinqeritetin më të madh të shtrij dorën e bashkëpunimit dhe përkrahjes.” – Përfundoi Ahmeti./InfoShqip.com
Foto:











