Messi apo Mbappe, pesë ndeshje për ta përcaktuar fituesin e Këpucës së Artë

Leo Messi dhe Kylian Mbappe janë duke zhvilluar një garë të ngushtë për Këpucën e Artë.
Jemi duke shkuar drejt përfundimit të sezonit 2018/2019, gjersa Leo Messi po i prinë garës për Këpucën e Artë.

Argjentinasi ka shënuar 33 gola deri më tani në këtë sezon, gjersa po rivalizohet nga Kylian Mbappe, përcjell lajmi.net.

Talenti francez me het-trikun e realizuar mbrëmë ndaj Monacos, ka shkuar në kuotën e 30 golave, duke i bërë kështu konkurrencë Leo Messit.

Argjentinasi dhe Mbappe do të kenë nga pesë ndeshje që ta vendosin se kush do ta fitojë Këpucën e Artë në këtë sezon. /Lajmi.net


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu