Messi emëron katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë në vitin 2018

Lionel Messi ka emëruar katër lojtarët që mund ta rivalizojnë për Topin e Artë të viti 2018.

Sulmuesi i Barcelonës e ka fituar këtë çmim të madh pesë herë, aq sa Cristiano Ronaldo i Real Madridit.

Dyshja që nga viti 2008 kanë qenë thjesht parival në garën për këtë çmim të madh, i fundi që e kishte fituar para tyre ishte Kaka në vitin 2007.

Por, dy nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit kanë filluar të shfaqin shenjat e para të lodhjes për shkak të moshës, Messi është 30 vjeçar, kurse Ronaldo 33.

Kjo nuk është e vetmja arsye, në vitet e fundit shumë lojtarë cilësor të rinj janë shfaqur dhe janë të gatshëm për ta fituar Topin e Artë.

“Ka shumë lojtarë të mëdhenj në qarkullim të cilët mund të fitojnë Topin e Artë”, ka thënë Messi për WorldSoccer Magazine.

“Në vitet e fundit kemi qenë vetëm ne dy (ai dhe CR7), por tani lojtarë si Neymar, Kylian Mbappe dhe Luis Suarez mund të konkurrojnë”, shtoi argjentinasi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu