Messi lë kampin e Argjentinës pas humbjes nga Venezuela, rikthehet te Barcelona

Lionel Messi ka vendosur të kthehet dhe t’i bashkohet në stërvitje ekipit të Barcelonës pas humbjes së premtes mbrëma nga Venezuela.

Argjentina do të jetë pa Messin për miqësoren e tyre të radhës kundër Marokut të martën mbrëma.

Kjo pasi numrin 10-të i kombëtares Albiceleste e përjetoi rëndë humbjen e së premtes mbrëma në miqësoren ndaj Venezuelës.

Messi la shokët e skuadrës së Argjentinës të shtunën, duke e kthyer drejt Barcelonës për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Ai do të vazhdojë stërvitjet me ekipin katalunas për tu përgatitur për derbin e madh lokal të fundjavës së ardhshme kundër Espanyolit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu