Messi mund të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona

Lionel Messi ka një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën, e cila nga viti 2020 e lejon atë të largohet si lojtar i lirë tek ndonjë klubi jo-elitar.

Ylli argjentinas ka fituar pestë Topa të Artë, katër trofe të Ligës së Kampionëve, nëntë La Liga dhe shumë trofe tjerë duke shkruar histori me klubin katalunas.

Messi gjithashtu ka shënuar mbi 560 gola me fanellën e klubit nga Camp Nou dhe tanimë është lojtari më i mirë në histori të tyre.

Kështu, Barça dëshiron që njërin prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave të dalë në pension në Camp Nou.

Drejtuesit e klubin po planifikojnë t’i ofrojnë atij një marrëveshje të re rinovimi deri në vitin 2022.

Por, sipas gazetës Mundo Deportivo, sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Barcelona si transferim i lirë.

Kjo pasi Messi ka një klauzolë të përfshirë në kontratën e tij, e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2020.

Ajo klauzolë thuhet se do të lejojë Messin të bashkohet me një klub jo-elitar si një transferim i lirë, siç bëri Xavi dhe Andres Iniesta, duke shkuar në Katar dhe Japoni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu