Messi shton zërat për rikthimin te Barcelona me veprimin e fundit

Lionel Messi ka ndezur thashethemet për një rikthim në Barcelonë pasi u pa me Sergio Busquets dhe Jordi Alba. Yllit të Paris Saint-Germain i skadon kontrata në verë dhe mund të ndryshojë sërish ambient.

Ka disa javë që po qarkullojnë lajmet për rikthimin e tij në Barcelonë pasi u largua nga klubi në verën e vitit 2021. Dhe duket se ai ende ruan miqësinë me dy yjet e katalunasëve, Busquets dhe Alba, derisa ka darkuar me dyshen në qytet.

Messi ishte parë më parë në kryeqytetin e Katalunisë në shkurt, duke i shtuar spekulimet se ai mund t’i bashkohej Barçës.

Drejtuesit e Barcelonës kanë deklaruar publikisht interesimin e tyre për legjendën e klubit, megjithëse financat mund të rezultojnë të jenë pengesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu