Messi shumë pranë rekordit të Ronaldos në La Liga

Lionel Messi ka nevojë vetëm edhe për një het-trik që ta barazojë rekordin e Cristiano Ronaldos në La Liga për më së shumti tregolësha.

Superylli i Barcelonës shënoi tri herë në portën e Real Betisit të dielën mbrëma duke e ngritur në 33 numrin e het-trikëve në kampionatin spanjoll – një më pak se ish-sulmuesi i Real Madridit.

Natyrisht se tash është vetëm çështje kohe për ta barazuar dhe kaluar portugezin, i cili e ka vazhduar karrierën në Serie A, te Juventusi.

Për më shumë, Messi ka shënuar 27 gola kampionalë, më shumë se kushdo tjetër në pesë ligat kryesore dhe vazhdon të jetë favorit për Këpucën e Artë.

Ndryshe, Barcelona fitoi me rezultat 4-1 kundër Betisit dhe qëndron 10 pikë përpara Atletico Madridit në tabelën e La Ligas dhe 12 më shumë se Real Madridi.

Një statistikë negative për Blaugranët në këtë ndeshje ishte posedimi i topit, vetëm 43.9 për qind, që është përqindja më e vogël e topit në një ndeshje të La Ligas që nga sezoni 2004/2005. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu