Presidenti i Republikës, Ilir Meta ditën e sotme ka ftuar në takim kryeministrin e vendit Edi Rama për të diskutuar për situatën politike në vend, shkruan Albeu.com. Rama i është përgjigjur me ironi kësaj kërkese të presidentit Meta me qëllim gjetjen e ngërçit politik.
Përgjigjen kryeministri ia dha nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twiter ku shkruan:
“Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim. Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!”, shkruan Rama në Twitter. /albeu.com/
Foto:












