Meteorologët paralajmërojnë: Dhjetori do të jetë më i nxehtë, nga janari dimri më i ftohtë në 8 vitet e fundit

Për dallim nga herat tjera, këtë vit dhjetori do të jetë më i nxehtë, ndësa nga janari Europën do ta kaplojë një i ftohtë që nuk është parë në 8 vitet e fundit, shkruan Gazeta Metro.

Temperaturat e ulëta pritet të mbizotërojnë në gjithë Evropën gjatë tetorit dhe nëntorit, kurse në dhjetor do të ngritën sërish, kanë njoftuar meteorologët amerikanë.

Në jug të Evropës gjatë tetorit e deri në dhjetor pritet të jetë më nxehtë se që zakonisht është

Në Britani të Madhe, në pjesën veriore të Evropës dhe në jug të Skandinavisë pritet të ketë reshje, e në jug të Evropës do të jetë më thatë.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu